Flash News

POLITIKOFF

Bjordi flet për lidhjet publike: Disa gjëra në jetën time nuk do t’i ndaj më kurrë

Bjordi flet për lidhjet publike: Disa gjëra në jetën time

Bjordi Mezini, duket se është kundra lidhjeve publike. Ai ka lënë të kuptohet se ka një marrëdhënie jashtë, por në Big Brother do të shfaqet single, duke mos komentuar asnjë detaj për partneren e tij. Nga një lidhje që krijoi në një reality show si Big Brother, pse tani Bjordi gjendet me një vendim të tillë?

“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak,” u shpreh Bjordi, duke nënkuptuar historinë e dashurisë me të ndjerën Adela Xhamanin.

“Për mënyrën si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike, përfshirja e publikut edhe mediave ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim. Kjo gjë më ka bërë të kuptoj se disa gjëra në jetën time nuk do t’i ndaj më kurrë.”

Bjordi dhe Adela, lidhja e të cilëve zgjati 3 vite, ishin dy nga emrat më të përfolur të "Big Brother Albania 2", në vitin 2009. Lidhja e tyre përmendjet si një nga më të bukurat e “Big Brother”.

Kujtojmë se Adela ndërroi jetë në vitin 2017 si pasojë e një ataku kardiak.

Të fundit