Flash News

POLITIKOFF

Blake Shelton flet për zotimet që i bëri Gwen Stefanisë në dasmën e tyre: Nuk mund ta besoj se sa shumë më preku

Blake Shelton flet për zotimet që i bëri Gwen Stefanisë

Kur Blake Shelton dhe GWen Stefani thanë "Pranoj" në një kishë në pronën e tyre në Oklahoma më 3 korrik, çdo detaj ishte planifikuar me dashuri, me kujdes. Stefani zgjodhi një fustan të Vera Wang dhe kompletoi pamjen e saj me një vello të qëndisur me dorë me emrat e tyre dhe emrat e djemve të Stefanit, Kingston James, 15, Zuma Nesta Rock, 13 dhe Apollo Bowie, 7 vjeç.

Shelton, 45-vjeç, i kombinoi xhinset e tij blu me një xhaketë smoking, jelek dhe papion. Më pas, ata festuan me një tortë dasme me shumë detaje dhe me shumë nivele, duke kërcyer dhe më pas e mbyllën mbrëmjen me fishekzjarre.

Blake Shelton flet për zotimet që i bëri Gwen Stefanisë

Megjithatë, thotë Shelton, asgjë nuk ishte më kuptimplote për të sesa zotimet e Stefanisë. Çifti e dinte se po shkruanin betimet e tyre sepse Carson Daly, i cili drejtoi ceremoninë, u kërkoi atyre një gjë të tillë.

Shelton e mahniti Stefanin, 52 vjeç, me një këngë, "We Can Reach the Stars", të cilën ai e shkroi për të me kompozitorin e hitit të Nashville, Craig Ëiseman. Mirëpo, fjalët që tha Stefani në zotimet në momentin e ceremonisë "i morën frymën" atij, tha Shelton.

“Gjëja që më preku ishte se ajo foli për vëllain tim [të ndjerë] dhe babanë tim sikur t`i kishte njohur ata pothuajse plotësisht,” shpjegon Shelton.

Të fundit