Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Blogeri i njohur kishte vendosur në avion me zë të lartë këngën e Titanikut pa e ditur që afër tij kishte Kate Winslet
Një e papritur i ka ndodhur një TikTok-eri 25-vjeçar gjatë udhëtimit me avion për në Londër. I riu kishte vendosur këngën e Celine Dion ‘My Heart Will Go On’. Chris Olsen e kuptoi shumë vonë se AirPods-et e tij nuk ishin të lidhur ndërkohë që po luhej kolona zanore e hiteve më të mëdha të Dion. Në videon e TikTok, Olsen tregon si u gjend gabimisht në rreshtin e dytë, duke menduar se ishte vendi i tij i caktuar. Ai vuri re se një grua ishte ulur tashmë në ndenjësen e dritares, ndërsa sedilja e mesme mes tyre ishte bosh. Më pas dëgjohet i riu duke thënë:
Tani në këtë moment jam gati të dëgjoj pak muzikë, të ndihem rehat dhe në atë moment Dion ishte në mendjen time sepse anuloi turneun e saj.
@chris KATE IF YOU SEE THIS IM SORRY I DIDN’T KNOW #storytime #katewinslet #titanic ♬ original sound – Chris Olsen
Pa e ditur, AirPods-et e tij nuk ishin futur në prizë, duke bërë që muzika e Celine Dion të luhej me zë të lartë në të gjithë aeroplanin. Në një moment, thotë ai në video, një stjuardesë iu afrua dhe i tha se ishte ulur në rreshtin e gabuar:
"Unë ngrihem, kthehem në rreshtin e tretë, por ndërsa ngrihem të iki dhe t’i kërkoj falje, gruaja e ulur në dritare, e shikoj fytyrën e saj dhe mendoj se ajo duket e njohur. Kështu që po përpiqesha të kujtohesha se ku e kisha takuar më parë. Ndërsa ‘My Heart Will Go On’ i Titanic vazhdonte të luhej, e kuptova se çfarë po ndodhte. Unë isha ulur pranë Kate Winslet."