Flash News

POLITIKOFF

Blogerja e njohur e kuzhinës rrezikon të dënohet me burg në Rusi për postimet pro Ukrainës

Blogerja e njohur e kuzhinës rrezikon të dënohet me burg në

Veronika Belotserkovskaya, një blogere e njohur dhe autore e librave të kuzhinës në gjuhën ruse, po përballet me ndjekjen penale në Rusi për një seri postimesh në Instagram.

Rusia kohët e fundit prezantoi ligje për të shtypur këdo që flet kundër pushtimit - për të cilin Rusia këmbëngul se është një "operacion special ushtarak".

Ata që bien ndesh me ligjet mund të kalojnë deri në 15 vjet burg.

Blogerja e njohur e kuzhinës rrezikon të dënohet me burg në

Belotserkovskaya, e cila ka lindur në Odesa, Ukrainë, është akuzuar për postimin e "informacioneve të rreme të qëllimshme në lidhje me përdorimin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për të shkatërruar qytetet dhe popullsinë civile të Ukrainës, përfshirë fëmijët".

Në postimet e saj, ajo kishte akuzuar Rusinë për "një LUFTË agresive kundër një shteti sovran".

Mendohet se postimet e blogeres janë shkruar jashtë Rusisë – ku Instagrami është bllokuar – por raportet sugjerojnë se Rusia mund të kërkojë ekstradimin e saj.

Të fundit