Flash News

POLITIKOFF

"Boom Boom Ciao" po vjen! "La Casa De Papel" nis transmetimin më 3 shtator

"Boom Boom Ciao" po vjen! "La Casa De Papel" nis

Sezoni i pestë i "La Casa De Papel" do të nisë transmetimin së shpejti. Këtë e ka pohuar gjiganti "Netflix" teksa ka publikuar trajlerin e sezonit të pestë.

Para disa ditësh, "Netflix" njoftoi se xhirimet e fundit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin shumë për të parë serialin e preferuar. Sezoni i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë do të nisë transmetimin më 3 shtator dhe pjesa e dytë do të nisë më 3 dhjetor të këtij viti.

“Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falënderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

"La Casa De Papel" ka regjistruar një rekord shikimesh në të gjithë botën duke u kthyer në serialin më të parapëlqyer të kohërave. Vetëm në muajin prill të vitit të kaluar, seriali ishte parë nga rreth 65 milionë njerëz.

Sezoni i pestë do të jetë edhe lamtumira e aktorëve, pasi seriali nuk do të ketë më një sezon tjetër. Álvaro Morte, në rolin e Profesorit, ka falënderuar përmes një videoje të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetjen serialit.

“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.

Të fundit