Flash News

POLITIKOFF

"Boomerang", reagon Semi pas ndarjes së Trixës me Donaldin

"Boomerang", reagon Semi pas ndarjes së Trixës me Donaldin

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Donald dhe Trixa nuk kanë qëndruar as edhe një ditë të lidhur. Vetëm tre ditë nga përfundimi i show-t, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me Donaldin - si duket dhe nga sjellja e këtij të fundit, i cili as nuk e ka përfillur5 të dashurën e tij.

Përveç mungesës së postimeve në rrjetet sociale dhe madje as pëlqime kundrejt Trixës, ai nuk e ka përfillur këngëtaren as mbrëmë në festën e BBV ku ishin të ftuar të gjithë banorët dhe një pjesë e stafit të Top Channel.

Pas kësaj, duket se Trixa ka vendosur t`i japë fund lidhjes me aktorin 26-vjeçar. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo e konsideroi historinë me Donaldin "false", teksa i bëri këtij të fundit dhe "unfolloë".

Lidhur me këtë situatë, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi Semit, shoqes së ngushtë së Borës dhe një prej njerëzve më të afërt të Donaldit dhe Trixës kur ishin brenda në shtëpi. Këngëtarja ka reaguar përmes një video ku në sfond dëgjohet kënga “Boomerang” nga Yebba. Fansat e kanë interpretuar këtë reagim të Semit për Beatrixën.

Të fundit