Flash News

POLITIKOFF

Bora Zemani flet për takimin me Donaldin në ‘Big Brother VIP’: Kam shumë pikëpyetje

Bora Zemani flet për takimin me Donaldin në ‘Big Brother

Ashtu siç edhe pritej, Bora Zemani ka folur në puntatën e së hënës në "Big Brother Vip" për takimin dhe puthjen me Donaldin në spektaklin e së premtes.

E ndjerë pak në siklet moderatorja u mundua ta kalojë situatën, por nuk ja doli pasi videot e saj nisën të transmetohen.

Ariani mori skaletën dhe nisi ta ngacmojë edhe më shumë duke i kërkuar opinion dhe ndonjë vendim për Donaldin.

“Ishin shumë emocione të bukura edhe për mua realisht. Ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Ç’të them, jam pa fjalë tërësisht.” – tha ajo.

E pyetur nga Arjani nëse takimi me Donaldin ishte pajtim, ajo u shpreh:

“Kam shumë pikëpyetje për vete. Nuk jam në gjendje të jap përgjigje.”

Bora shtoi, “Nuk di as vetë se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha edhe lidhur me këtë pjesë, por nuk e prisja kurrë që do arrinte në atë pikë.”

Të fundit