Flash News

POLITIKOFF

Boris Johnson bëhet sërish baba, vjen në jetë fëmija i tij i shtatë disa minuta pasi u gjobit partia e kryeministrit britanik

Boris Johnson bëhet sërish baba, vjen në jetë fëmija i

Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie Johnson kanë mirëpritur një vajzë – fëmijën e tyre të dytë dhe të shtatin për kryeministrin britanik. Foshnja lindi në një spital në Londër sot herët në mëngjes.

“Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, tha një zëdhënëse e çiftit për "Press Association".

Lindja u njoftua disa minuta pasi Komisioni Zgjedhor gjobiti Partinë Konservatore të Johnson-it me 17,800 £ (32,846 dollarë) për dështimin e raportimit të saktë të donacioneve të përdorura për financimin e ridekorimit të banesës, ku çifti jeton me djalin e tyre, Wilfred.

Hetimi i komisionit zbuloi se partia nuk raportoi plotësisht një donacion prej 67,801,72 £ nga Huntswood Associates Limited, të bërë në tetor 2020, shumica e të cilit u përdor për të financuar rinovimin e banesës.

"Vendimet dhe veprimet e partisë pasqyruan dështime serioze në sistemet e saj të pajtueshmërisë," tha Louise Edwards e Komisionit Zgjedhor.

“Si një parti politike e madhe dhe me burime të mira që punëson ekspertë të pajtueshmërisë dhe financave, dhe që ka shuma të konsiderueshme parash që kalojnë nëpër llogaritë e saj, Partia Konservatore duhet të ketë sisteme mjaft të forta për të përmbushur kërkesat e saj ligjore të raportimit,” tha ajo.

Të fundit