Flash News

POLITIKOFF

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi nën pushtetin e pandemisë

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

2020 nuk ishte nje vit i zakontë.

Ndonëse kryefjalë pati pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, në mbarë botën pati edhe ngjarje të tjera që do të lënë gjurmë gjatë në histori.

Nga Brexit, zjarret në Australi, zgjedhjet amerikane e deri të vaksina anti-Covid, më poshtë do të gjeni disa nga momentet kryesore që shënjuan historinë e vitit 2020 përmes fotove.                                                   

1-Zjarret vdekjeprurëse në Australi

 Zjarret vdekjeprurëse që sunduan një pjesë të konsiderueshme të Australisë, morën jetë njerëzish dhe  zhdukën mbi 1 miliardë kafshë, nuk ishte mënyra më e mirë për të filluar vitin.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

2- Vdekja e gjeneralit Iranian Qassem Soleimani nga Amerika

Duke vepruar me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra në janar nga ushtria amerikane përmes sulmit me dron.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

3-Largimi i Princi Harry dhe Meghan Markle nga detyrat mbretërore

Pas muajsh spekulimesh, Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan zyrtarisht se do të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore. Duka dhe Dukesha e Sussex thanë se planifikonin të ishin financiarisht të pavarur dhe po e ndajnë kohën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi
4-Sulmi ndaj avonit Ukrainas ku mbetën të vrarë 176 persona

Fluturimi 752 i linjës ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua në Teheran, Iran, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord. Irani më vonë mori përgjegjësinë për incidentin, duke thënë në një deklaratë se avioni u rrëzua pasi u mor si një kërcënim.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

5-Trump Impeachment

Pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u fajësua nga Kongresi për “abuzim me pushtetin” dhe “pengim i detyrave të Kongresit ”filloi  gjyqi i tij për fajësimin në Senat. 5 shkurti, shënoi një ditë historike në historinë presidenciale pasi Donald Trump u bë presidenti i tretë që u fajësua dhe më pas u lirua nga Senati si i pafajshëm.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

6-Rasti i parë i koronavirusit u raportua në Kinë dhe ditë më pas në shtetin e Uashington

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

8-Vdekja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant

Legjenda e NBA, Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë pasagjerë të tjerë u vranë në një përplasje helikopteri në Calabasas, California.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

9-Ndodh Brexit, Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian

Pas më shumë se tre vjet diskutimesh dhe trazirash politike, Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Masa solli një reagim të përzier, ndërsa festimet dhe protestat ndezën të gjithë vendin.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi
12- Shtyrja e Lojerave Olimpike

Një nga ngjarjet më të pritura sportive të vitit - Lojërat Olimpike Verore 2020 - u shtyne zyrtarisht në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më vonë njoftoi se ngjarja do të shtyhet deri më 23 korrik 2021.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

13-Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global

Kauza e Black Lives Matter shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në maj të vitit 2020. 

  Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi  

14-Protestat e dhunshme në Bjellorusi

Që prej gushtit vazhdojnë protestat në Bjellorusi kundër  Presidentit Alexander Lukashenko, i cili fitoi mandatin e tij të gjashtë në detyrë duke manipuluar zgjedhjet.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

15-Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin

Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, ku humbën jetën 200 persona. Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë  kimikateve, të cilat ishin të ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

16-Lufta në Nagorno-Karabakh

Në fund të muajit shtator filluan përplasjet  midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

17-Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale të Amerikës

3 nëntor 2020 u mbajtën zgjedhjet presidenciale amerikane, fitues i të cilave doli demokrati Joe Biden, duke e bërë Donald Trump presidentin e tretë në histrinë e SHBA-vë që largohet nga pushteti vetëm me një mandat.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

18-Zbulimi i vaksinës anti-Covid

Ditë me vonë kompania farmaceutike Pfizer/BioNTech njoftoi se ka arritur të prodhojë një vaksinë  95% efektive ndaj Covid-19.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

19-Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona

Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Bota 2020 përmes fotove/ Nisi me zjarret në Australi, përfundoi

Të fundit