Flash News

POLITIKOFF

"Askush nuk më beson", Brad Pitt flet për çrregullimin nga i cili vuan

"Askush nuk më beson", Brad Pitt flet për

Brad Pitt ka folur së fundmi për luftën e tij të përditshme me ndërveprimet sociale. Aktori 58-vjeçar tregoi shkurtimisht për GQ për turpin që ai ndjen duke u përballur me atë që ai beson se është prosopagnosia, një çrregullim neurologjik i referuar zakonisht si “verbëria” e fytyrës. Pitt shpjegoi se, megjithëse nuk është diagnostikuar zyrtarisht me prosopagnosti, ai ka vështirësi ekstreme të njohë fytyrat e njerëzve, por askush nuk e beson.

"Askush nuk më beson", Brad Pitt flet për

"Askush nuk më beson!" -tha ai në kopertinën e gushtit, duke shtuar se do të dëshironte të takohej dhe të fliste me një person tjetër me këtë gjendje. Aktori ka rrëfyer më parë për Esquire se ai shpesh duket si egoist për shkak të paaftësisë së tij për të kujtuar njerëzit.

"Askush nuk më beson", Brad Pitt flet për

"Kjo është arsyeja pse unë qëndroj në shtëpi," pranoi ai në atë kohë. “Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk i respektoj. Mendojnë se jam egoist apo mendjemadh. Por është një mister për mua që nuk arrij ta njoh një fytyrë."

"Askush nuk më beson", Brad Pitt flet për

Njerëzit me prosopagnosti zakonisht shmangin ndërveprimet sociale dhe mund të zhvillojnë çrregullime të ankthit social. Ekzistojnë dy lloje të prosopagnozisë, zhvillimore dhe e fituar, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Zhvillimore u referohet atyre që e kanë gjendjen pa dëmtim të trurit, që mund të jetë gjenetike. Studimet tregojnë se 1 në 50 njerëz mund të ketë prosopagnosti zhvillimore. E fituar u referohet atyre që e kanë gjendjen pas dëmtimit të trurit si pasojë e goditjes në tru ose ndonjë lëndimi në kokë.

Të fundit