POLITIKOFF

Brad Pitt shet vilën super luksoze në të cilën jetonte me Angelina Jolie

Brad Pitt shet vilën super luksoze në të cilën jetonte me

Ndërsa Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë procesin e tyre të divorcit, aktori së fundmi ka shitur një pronë në një lagje ekskluzive të Beverly Hills në Los Feliz, duke fituar mbi 37 milionë dollarë. Pitt e kishte blerë pronën mbi 30 vjet më parë për më pak se 2 milionë dollarë. Pronën ylli i Hollivudit ia kishte blerë aktores Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë.

Brad Pitt shet vilën super luksoze në të cilën jetonte me

Pitt dhe Jolie ndanë këtë rezidencë deri në ndarjen e tyre. Shtëpia është 6700 metra katrorë, ka një park të madh, një kinema, një garazh për motoçikleta, një shtëpi prej guri, pishinë. Prona është e rrethuar me peia=sazh të harlisur, duke e bërë atë tërësisht private. Brad Pitt e nxori pronën për shitje disa muaj më parë, me një çmim prej 45 milionë dollarësh, duke e shitur përfundimisht pak më pak nga çmimi fillestar pasi ai po zhvendoset në Carmel, Kaliforni.

Aktori thuhet se është në lidhje me Ines de Ramon dhe së shpejti pritet të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Martesa e Angelina Jolie me Brad Pitt ishte një nga historitë më të bukura dhe që bëri më shumë bujë në Hollywood, por fundi i saj nuk ishte aspak kështu sepse tani dyshja po përballen me shumë probleme me divorcin dhe ndarjen e pasurisë, siç “mollë sherri” është bërë edhe kantina e madhe e verës.

Një tjetër akuzë mjaft e rëndë që u zbulua paksa për lidhjen e tyre, ishte ajo e zënkës në avion gjatë një fluturimi në vitin 2016. Përderisa detajet e këtij incidenti kanë qenë thjeshtë skicë deri në këtë pikë, FBI më në fund ka lëshuar dosjen prej 164 faqesh për Angelina Jolie, e cila detajon hetimin e tyre për “luftën” që ndodhi në atë avion.

Të fundit