Flash News

POLITIKOFF

Braktisi të fejuarën për shoqen e saj të ngushtë, futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë

Braktisi të fejuarën për shoqen e saj të ngushtë,

Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“08.08.2024”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit, ndërsa në foto shfaqet vetë i veshur si dhëndër dhe partnerja e tij, nuse.

Braktisi të fejuarën për shoqen e saj të ngushtë,

Kujtojmë se Berisha është përfolur disa muaj më parë, pasi ish e fejuara e tij rrëfeu publikisht se futbollisti e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

Vesa Vllasaliu deklaroi se e ka vuajtur shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha para disa muajsh modelja.

 

Të fundit