Flash News

POLITIKOFF

"Brit Awards" nuk do përcaktojë më gjini në çmime, Dua Lipa e fundit si artistja më e mirë femër

"Brit Awards" nuk do përcaktojë më gjini në

Duke nisur nga viti 2022, eventi i rëndësishëm muzikor britanim “Brit Aëards” nuk do të ketë më dy çmimet "Artisti më i mirë mashkull" dhe "Artistja më e mirë femër", por vetëm "Artisti më i mirë" duke iu referuar të dy sekseve.

"Brit Awards" nuk do përcaktojë më gjini në

Ky vendim vjen për të qenë gjithëpërfshirës në çmimet e dedikuara për artistët e muzikës që nuk e ndjejnë vetën të përcaktuar në gjini.

Ceremonia e “Brit Awards” e vitit 2020 u kritikua për paraqitjen e vetëm një gruaje britanike në kategoritë e përziera të albumit, grupit, këngës britanike dhe artistit të ri.

E fundit që mori këtë çmim si "Artistja më e mirë femër" ishte Dua Lipa gjatë këtij viti dhe “Brit Awards 2022” që do të mbahet më 8 shkurt në Londër do të jetë vetëm një çmim.

Eventi do të prezantohet për herë të parë nga Mo Gilligan.

Të fundit