Flash News

POLITIKOFF

Britney Spears humb fëmijën e saj: Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë

Britney Spears humb fëmijën e saj: Ndoshta duhet të kishim

Britney Spears ka humbur fëmijën e saj. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

40-vjeçarja tha muajin e kaluar se ishte në pritje të një fëmije me të fejuarin Sam Asghar.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën e mrekullisë në fillim të shtatzënisë”, shkruan Britney.

Kjo e fundit shfaqet e penduar që e bëri lajmin publik aq herët.

“Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjala për lajme të mira, nuk u përmbajtëm dot, ndaj e ndamë aq shpejt me ju.

Dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vijojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin. Ju kërkojmë me përulësi pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe”, shton Spears.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Të fundit