Flash News

POLITIKOFF

Butrinti dhe Don Xhoni “prishin” miqësinë e tyre?

Butrinti dhe Don Xhoni “prishin” miqësinë e tyre?

Këngëtari i njohur Butrin Imeri që me zërin e tij ka bërë për vete shumë fanca, ka festuar së fundmi 27-vjetorin e tij të lindjes.

Këngëtari organizoi një festë madhështore krah familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

E teksa shumë personazhe ishin të pranishëm në festë, ku e kanë uruar dhe publikisht këngëtarin, fansat vunë re mungesën e mikut të tij të ngushtë Don Xhoni.

Reperi përveç se nuk ishte i pranishëm në festë, ai nuk bëri as edhe një urim në rrjetet sociale për Butrintin.

E tashmë fansat kanë ngritur dyshimet se mos vallë miqësia e ngushtë mes dy artistëve është krisur. Megjithatë dyshja vazhdojnë ende të ndiqen në rrjetet sociale.

Të fundit