Flash News

POLITIKOFF

Capital T debuton me një projekt filmik krah emrave të njohur të Hollywood-it

Capital T debuton me një projekt filmik krah emrave të njohur të

Mesa duket reperi i njohur shqiptar, Capital T, nuk është mjaftuar vetëm me projektet muzikore, por një ditë pasi festoi 30-vjetorin e tij të libdjes, ai ka dhënë një lajm për fansat.

Reperi ka njoftuar se po bën debutimin në një film në arenën ndërkombëtare përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram

“Jam i emocionuar të ju njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, nën drejtimin e Will Gilbey – fitueses së çmimit Bafta!
Shumë i emocionuar për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird – e nominuar për Bafta. Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë, shumë falënderime që më ftuan mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.
Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.
Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne,"-
shkruan reperi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Të fundit