Flash News

POLITIKOFF

Capital T flet si rrallë herë për arsyen pse nuk është martuar ende

Capital T flet si rrallë herë për arsyen pse nuk është

Megjithëse është ende shumë i ri, mesa duket pyetja se 'kur do martohesh' është një nga ato 'ngacmimet' që u bëhen më së shumti të rinjve, sidomos nga familja apo dhe të afërm të tjerë.

Siç duket, me këtë pyetje është përballur shpesh edhe reperi Capital T, i cili ka folur për jetën e tij personale dhe arsyen pse është kaq privat në "Robi plaket kur don vet" me Robert Berishën.

Reperi ka treguar se për momentin nuk është në një lidhje, pasi sipas tij nuk është koha e duhur, sidomos për të menduar për martesë:

“Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen."

Ai foli gjithashtu edhe për artistët që shfrytëzojnë lajmet nga jeta private për t’u ngritur në karrierë, duke thënë se ai vetë nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë:

“Ka shumë artista që i kanë përdo qito sene për me bo bujë me tërheq vëmendje por unë skam qenë prej atyre."

Të fundit