Flash News

POLITIKOFF

Capital T reagon i revoltuar me kolegët për rastin e 11-vjeçares: Bënë fotot për Instagram dhe mbaroi

Capital T reagon i revoltuar me kolegët për rastin e

Abuzimi seksual nga 5 persona ndaj të mitures 11-vjeçare në Kosovë, ka tronditur opinionin publik. Kjo ka shkaktuar reagime nga shumë personazhe të njohur e publikë dhe madje një pjesë prej tyre kanë marrë pjesë edhe në protestat e organizuar në Tiranë dhe Prishtinë. 

Duket se pas protestës nuk ka pasur reagime lidhur me këtë ngjarje nga personazhet publikë dhe Capital T ka reaguar i revoltuar ndaj këtyre të fundit. Sipas tij, disa prej tyre reaguan vetëm për ‘të shkrepur disa foto’ pasi nuk arritën të ndryshonin asgjë dhe pas protestës nuk po flasin më lidhur me çfarë ndodhi.

"A e dini çfarë më dhemb më së shumti? Që sot askush nuk po flet për skandalin e përdhunimit, a mbaroi tani? 21 ditë protesta dhe mbaroi, të bëhet çfarë të bëhet. Këtu është gabimi që ne lodhemi shpejt vetëm sa t’i bëjmë fotot për Instagram dhe mbaroi, çfarë ndodh nuk ka rëndësi. Nuk ka për t’u ndalur tani deri sa të ndryshohet çdo ligj. Edhe qoftë nevoja për ta djegur këtë vend duhet ta bëjmë se as ky shi që po bie s’ka për të na i larë mëkatet."

Të fundit