Flash News

POLITIKOFF

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas sjelljeve shqetësuese

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas

Cara Delevingne është shfaqur në Paris pas pamjeve të çuditshme të saj muajt e fundit.

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas

Duke u përpjekur të mos njihej, Delevingne u pa në aeroportin Charles de Gaulle të hënën, për Javën e Modës në Paris. Ish-supermodelja e Victoria's Secret mbërriti në qytetin e dashurisë e veshur me një kostum, mbante një maskë për fytyrën, syzet e diellit dhe një kapele të zezë, ndërsa dukej e tensionuar teksa ecte nëpër aeroport me telefonin e saj në duar.

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas

Dalja e aktores në Paris vjen pas raportimeve se miqtë ishin të shqetësuar për sjelljen dhe mirëqenien e saj. Ata po përpiqen ta bindin supermodelen se një periudhë e gjatë dhe intensive në rehabilitim do ta ndihmonte për ta rikthyer atë në rrugën e duhur, por Cara u thotë se është shkëlqyeshëm.

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas

Delevingne së pari i bëri njerëzit të shqetësohen në maj, kur u pa duke ndjekur Megan Thee Stallion rreth Billboard Music Awards 2022 gjatë gjithë natës. Më pas, ajo ngjalli vërtet shqetësim në fillim të këtij muaji, kur u pa duke ecur pa këpucë dhe nervoze në aeroport.

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas

Një dëshmitar okular vuri në dukje se aktorja nuk ishte në gjendje të kontrollonte lëvizjet e trupit të saj.

Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas

Të fundit