Flash News

POLITIKOFF

Cardi B nuk e lejon të bijën të dëgjojë këngët e saj, i kthehen fansat kundër

Cardi B nuk e lejon të bijën të dëgjojë

Cardi B është kritikuar nga fansat pas videos që ajo ka publikuar. Në videon që vetë reperja ka postuar  shihet duke hequr këngën e saj “WAP” në momentin që vajza e saj 2-vjeçare, Kulture, hyn në dhomë.

“Kështu vajza jote nuk mund t’i dëgjoj këngët e tua, ndërsa vajze e çdo njeriu tjetër duhet ta dëgjoj? Është ekzaktësisht ajo që kam thënë, t’i ke një agjendë për të realizuar me muzikën tënde. E shpifur,” - i shkruan një nga ndjekësit reperes.

Cardi B ka reaguar menjëherë e cila thotë se këngët e saj janë për të rritur dhe jo për fëmijë:

“Duhet të ndaloni me këtë gjë! Unë nuk jam JoJo Siëa, unë nuk bëj këngë për fëmijë, unë bëj muzikën për të rritur. Prindërit janë përgjegjës për atë çfarë dëgjojnë apo shikojnë fëmijët e tyre. Unë jam një njeri shumë seksual, por jo rrotull fëmijës tim, ashtu siç duhet të jetë çdo prind tjetër."

Të fundit