Flash News

POLITIKOFF

Ceferin rrëzon kandidaturën e Italisë për Euro 2032: S’keni stadium as për Champions League

Ceferin rrëzon kandidaturën e Italisë për Euro 2032:

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka komentuar kandidaturën e Italisë për organizimin e EURO 2032 në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Ceferin nënvizoi problemin e stadiumit në Itali;,, duke theksuar se për momentin stadiumi nuk ka hapësirë të presë Champions League-n e jo më Euro 2032.

“Për momentin, nuk ka as një stadium në Itali që mund të presë finalen e Champions League. Kjo është e pabesueshme. Turqia është një konkurrente e madhe për vitin 2032 dhe është favorit ndaj Italisë në këtë rast. Për këtë kam folur shumë me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Shpresoj që federata dhe qeveria ta kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Ne kemi nevojë për më shumë garanci për stadiumin për turneun”, tha Ceferin.

Federata Turke e Futbollit njoftoi në mars se dosja zyrtare e kandidaturës iu dorëzua UEFA-s për organizimin e EURO 2028. Zëvendëskryetari i TFF-së në atë kohë, Servet Yanık, njoftoi se dosja e 2028-ës u dorëzua dhe se ne ishim kandidatë edhe për 2032-shin.

Të fundit