Flash News

POLITIKOFF

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz  konfirmojnë lidhjen e tyre

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz  konfirmojnë lidhjen e tyre

Aktori amerikan Channing Tatum ka konfirmuar lidhjen me  Zoe Kravitz.

Prej kohësh dyshja përfliteshin për një lidhje mes tyre dhe fakti që të dy shkuan në "Met Gala" veçmas dhe jo nën shoqërinë e njëri-tjetrit, çuditi jo pak fansat.

Mirëpo, më pas dyshja ishin shumë së bashku kur u larguan nga hoteli Bowery në New York dhe u drejtuan për në "after-party" i organizuar nga Alicia Keys i organizuar pas mbrëmjes "Met Gala".

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz  konfirmojnë lidhjen e tyre

Një fotografi e përbashkët e dyshes konfirmoi dyshimet e lidhjes së tyre. Tatum dhe Kravitz u larguan nga “Met Gala 2021” dorë për dore për të vazhduar në festën e Alicia Key dhe aktori i "Dear John" ka postuar një foto më pas në Instastory me të dashurën e tij të re.

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz  konfirmojnë lidhjen e tyre

Një burim i tha revistës “People” se ata “vazhdojnë të jenë të pandashëm” dhe se ata kanë “kimi të lezetshme dhe flirtuese”.

“Zoe mendon se Channing ka thellësi si aktor dhe si person dhe Channing i pëlqen që ajo është e pavarur dhe e hapur, si dhe e ndritshme”.

Kujtojmë se Channing ishte në një lidhje të gjatë me këngëtaren britanike Jessie J por i dhanë fund romancës së tyre për shkak të distancës.

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz  konfirmojnë lidhjen e tyre

Të fundit