Flash News

POLITIKOFF

Chiara Ferragni zemërthyer që puna "e ndan" me fëmijët: Më mungon aroma e tyre

Chiara Ferragni zemërthyer që puna "e ndan" me

Përmes dy fotove, Chiara Ferragni tregoi për miliona ndjekësit e saj se një projekt pak larg Italisë po e pret.

Dhimbja më e madhe për blogeren e famshme italiane dhe si një grua biznesmene është pikërisht fakti se herë pas here detyrohet të qëndrojë larg fëmijëve të saj.

“Fotoja e parë është bërë mbrëmë, ndërsa e dyta është bërë në janar 2020, pak para një projekti pune në Meksikë (fiks si sot). Sa herë që largohem për punë dhe veçanërisht kur më duhet të qëndroj larg fëmijëve të mi për një kohë të gjatë, ndihem shumë me fat dhe në të njëjtën kohë e lënduar. Me fat sepse kam ndërtuar punën time të ëndrrave, unë jam CEO i kompanive të mia dhe kjo është një gjë e rrallë në një botë plot me burra në pozita pushteti. Në të njëjtën kohë, largimi prej tyre, fizikisht, më thyen zemrën. Më mungon aroma e tyre, prekja e tyre, përqafimet e tyre. Jam shumë me fat që jam nëna e tyre dhe shpresoj që ndërsa rriten të jenë krenarë për atë që po ndërtoj për ta”, shkroi Chiara krahas fotos në Instagram.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Të fundit