Flash News

POLITIKOFF

Chris Brown fiton çmimin e rëndësishëm në AMA, por audienca në sallë s’e priti aspak mirë

Chris Brown fiton çmimin e rëndësishëm në AMA, por

Chris Brown fitoi çmimin e Artistit të preferuar mashkull R&B në American Music Awards 2022, mbrëmjen e kaluar. Çmimin e prezantoi këngëtarja Kelly Rowland, por njoftimi shkaktoi zemërime në audiencën që ndodhej në Microsoft Theater, të cilët reaguan me ovacione për të kundërshtuar. Megjithatë, ish-këngëtarja e Destiny's Child shpejtoi t'i jepte një përgjigje audiencës.

"Chris Brown nuk është këtu sonte, kështu që unë po e pranoj këtë çmim në emër të tij," filloi Rowland, duke iu referuar më pas reagimeve negative: "Më falni, qetësohuni! Dua t’i them Chris-it, ‘Faleminderit shumë që bëre muzikë të mrekullueshme R&B’. Dhe unë dua t'i them atij, 'Faleminderit që je një interpretues i jashtëzakonshëm. Do ta marr këtë çmim dhe do të ta sjell ty. Unë të dua. Urime!' Dhe urime çdo të nominuari në këtë kategori.”

@thekempire Kelly Rowland checks audience when they start booing Chris Brown. #chrisbrown #kellyrowland #amas ♬ Pavor [Hip Hop] - Instrumental - Cuarta Pared Studio

Të nominuar kundër Brown në këtë kategori ishin Brent Faiyaz, Givëon, Lucky Daye dhe The Weeknd.

Brown ka qenë një personazh publik jashtëzakonisht i diskutueshëm që kur u akuzua për sulm ndaj të dashurës së atëhershme Rihanna-s, në shkurt të vitit 2009. Incidenti ndodhi ndërsa çifti ishte duke shkuar për në Grammy. Brown u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u shpreh i penduar. Ndërsa Rihanna e fali dhe e la pas historinë e tyre, publiku duket se nuk është ende i gatshëm t'i lërë gjërat në të shkuarën.

Të fundit