Flash News

POLITIKOFF

Chris Martin probleme shëndetësore, grupi ‘Coldplay’ anulon shfaqjet në Brazil

Chris Martin probleme shëndetësore, grupi ‘Coldplay’

Chris Martin, ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat e tij. Ai ka zbuluar se ka marrë një “infeksion të rëndë në mushkëri”, duke detyruar keshtu grupin të anulojë shfaqjet e tyre të ardhshme në Brazil.

“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023,”-njoftoi Coldplay të martën.

“Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris është vënë nën mbikqyerjen e mjekëve për të pushuar për tre javët e ardhshme. Ne po punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbyllur datat e reja dhe do të japim me më shumë informacion në ditët në vijim.”

Grupi kërkoi falje për shqetësimin dhe vlerësoi mirëkuptimin e fansave, por tha se ata “duhet t’i japin përparësi shëndetit të Chris” gjatë kësaj “kohe sfiduese”.

“Ne po pqrpiqemi që të jemi optimistë që Chris do të shërohet pas pushimit mjekësor të përshkruar dhe mezi presim të rifillojmë turneun së shpejti,” përfundoi deklarata e Coldplay.

Të fundit