Flash News

POLITIKOFF

Chris Rock tallet me Will 'Suge' Smith në skenë - por injoron videon e kërkimit të faljes së aktorit

Chris Rock tallet me Will 'Suge' Smith në skenë - por

Chris Rock ende nuk i është përgjigjur vodeo-faljes së Will Smith për shuplakën në skenë gjatë ceremonisë së Oscarit të këtij viti - por ka vazhduar të bëjë shaka për incidentin.

"Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë e sulmit," tha Rock në skenë të premten.

"Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t'i dëgjojë viktimat e vërteta," shtoi ai. "Edhe mua duke u goditur nga Suge Smith... Shkova në punë të nesërmen, kam fëmijë."

Komediani ishte në skenë në Atlanta të premten mbrëma si pjesë e turneut të tij botëror Chris Rock Ego Death. Nofka "Suge Smith" thuhet se është një referencë për Marion "Suge" Knight, një ish-shef i një kompanie diskografike, i njohur për sjelljen e tij agresive.

Më vonë, Rock tha: "Kushdo që thotë fjalët lëndojnë, nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë".

Chris Rock po performonte vetëm disa orë pasi Will Smith kishte postuar një video në Instagram, duke kërkuar falje për humbjen e durimit në Academy Awards në mars ku dhe goditi komedianin Chris Rock, i cili ishte pritës i ceremonisë.

Aktori u sulmua pasi Rock kishte bërë shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith. Në një video solemne gjashtë minutëshe, Smith tha: "Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme. Dhe unë jam këtu sa herë që të jesh gati të flasësh".

Smith pranoi se kishte qenë në kontakt personalisht me Rock-un, por se një mesazh ishte kthyer për të thënë se ai "nuk ishte gati për të folur".

Shakaja e Rock-ut i referohej filmit të vitit 1997 GI Jane, në të cilin aktorja Demi Moore rruajti kokën. Është ende e paqartë nëse komediani ishte në dijeni se Pinkett Smith kishte alopecia, një gjendje autoimune që shkakton rënien e flokëve, kur ai bëri vërejtjen.

Të fundit