Flash News

POLITIKOFF

Chrissy Teigen tregon mes emocionues se nuk do të jetë me kurrë shtatzënë

Chrissy Teigen tregon mes emocionues se nuk do të jetë me kurrë

Kanë kaluar gati tre muaj që kur Chrissy Teigen ndau me ndjekësit e saj lajmin për humbjen shkatërruese të shtatzënisë. Ndërsa Chrissy ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe duke bërë punën për të kaluar atë ngjarje emocionale traumatizuese, përvoja kuptohet që ende ndikon tek ajo, siç dëshmohet nga postimi i saj i fundit në Instagram.

Teigen ka postuar një foto ku shfaqet me trupin e saj post-shtatzënisë, fatkeqësisht të ndërprerë dhe ndër të tjera shpreh trishtim për faktin që nuk do të jetë më kurrë në pritje të një fëmije.

"Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo pjesë e kësaj pasqyre më kujton se si mund të dukesha tani. Nuk kam asnjë ide pse e kam akoma këtë bark, por është frustruese. Gjithsesi, jam krenare se ku ky rrugëtim e çoi trupin dhe trurin tim. Unë dua shumë të jem shtatzënë dhe jam e trishtuar që s'do të mundem të jem më kurrë e tillë, por nga ana tjetër jam me fat për të vegjlit e mi që rriten çdo ditë e më shumë."

Nuk dihet nëse ky ëhstë një vendim i çiftit apo është një ndikim i pasojave të fundit që ndodhqn në trupin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Të fundit