Flash News

POLITIKOFF

Cila është domethënia e #RespectShakira që po e shohim kudo në Twitter

Cila është domethënia e #RespectShakira që po e shohim kudo

Hashtau #RespectShakira filloi të bëhëj trend në Twitter nga 7 marsi. E gjitha kjo u bë pas disa fotosh me banderola fyese drejtuar këngëtares 44-vjeçare u përhapën në internet.

Në fotot e shpërndara në mediat sociale, një nga pankartat shkruante "Shakira a La Jonquera". La Jonquera është një vend i ndodhur në kufirin e Francës dhe Spanjës, dhe ka një nga bordellot më të mëdha në Evropë.

Sipas "The Sun" banderola mbahej nga një grup tifozësh të Paris Saint-Germain, që u përball mbrëmë  me skuadrën e Barcelonës në Ligën e Kampionatit UEF. . Siç dihet, bashkëshorti i Shakira-s, Gerard Piqué, luan për skuadrën e Barcelonës.

"Është viti 2021 dhe ata ende bëjnë komente të neveritshme seksiste në banderola, brohoritje seksiste për të... Është një dukuri e rregullt që ka kaluar ndër vite," shkroi një ndjekës në Twitter. "Ajo nuk e meriton atë, ashtu si asnjë grua. Ne nuk duhet të qëndrojmë pa bërë gjë dhe të pranojmë që ajo të degradohet. #RespectShakira."

Cila është domethënia e #RespectShakira që po e shohim kudo

Të fundit