Flash News

POLITIKOFF

Cila është historia prekëse që fshihet pas fotos më të bukur të vitit 2020

Cila është historia prekëse që fshihet pas fotos më

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe sfidues për secilin nga ne. Shumë nga momentet e këqija dhe të vështira të 2020-ës janë edhe të dokumentuara në shkrepje fotosh.

Një nga fotot më të bukura të 2020-ës si fituese është zgjedhur fotoja e  Ocean Photograph Awards në revistën Oceanographic, shkruan BBC. Fotoja e bërë në Australi është realizuar nga Tobias Baumgaertner.

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në Instagram.

Autori i fotos ka qëndryar tre mbrëmje me pinguinët për të realizuar këtë foto dhe ka treguar:

“Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit. Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tobias Baumgaertner (@tobiasvisuals)

Të fundit