Flash News

POLITIKOFF

Cila është këngëtarja shqiptare e preferuar e mamasë së Rita Orës

Cila është këngëtarja shqiptare e preferuar e mamasë

Megjithëse njihet për shkak se është mamaja e një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, Vera Ora është po aq argëtuese sa edhe e bija dhe asnjëherë nuk i humb lidhjet me Shqipërinë, zakonet, kulturën, artin dhe muzikën.

Përmes një postimi në Instastory, Vera ka treguar se cila është këngëtarja e saj shqiptare e preferuar.

Vera është shfaqur duke kënduar e kërcyer nën ritmet e këngës “Harrom” të Dhuarta Dorës dhe mbi video shkruan dhe arsyen se kush e ka fajin se pse ajo është kaq në qejf:

“Fajëso muzikën për momentet e pushimeve. Muzika ka faj edhe Dhurata Dora.”

Këtë postim e ka ripostuar më pas edhe Dhurata Dora, së cilës me siguri i është bërë qejfi.

Cila është këngëtarja shqiptare e preferuar e mamasë

Të fundit