Flash News

POLITIKOFF

Cilët janë artistët që do i bashkohen Elton John në shfaqjen e tij

Cilët janë artistët që do i bashkohen Elton John në

Legjenda e muzikës Elton John filloi zyrtarisht turneun e tij të fundit në vitin 2018, por për shkak të kufizimeve të koronavirusit, shumë data u anuluan.

Por fansat e artistit të njohur, patën një tjetër mundësi për të parë të preferuarin e tyre, pasi biletat dolën në shitje dhjetorin e kaluar për turneun e tij të lamtumirës “Yellow Brick Road”, që fillon këtë qershor.

Cilët janë artistët që do i bashkohen Elton John në

Elton John do të performojë 51 shfaqje në total në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Skoci nga 15 qershor i vitit 2022 deri më 29 mars të vitit 2023, megjithatë, shumë data janë shitur tashmë, duke përfshirë të premten më 24 qershor. Biletat e kufizuara për turneun 2022/2023 janë ende të disponueshme për t’u blerë tani, me çmime që variojnë nga 49 paund deri në 1,199 paund.

Cilët janë artistët që do i bashkohen Elton John në

Artistët që i janë bashkuar shfaqjes së tij janë përzgjedhur personalisht nga vetë Elton dhe përfshijnë Rina Sawayama, Gabriels, Berëyn, Thomas Headon, Tom A Smith dhe Juanita Euka.

Të fundit