Flash News

POLITIKOFF

Cili është aplikacioni më i ri i dedikuar lajmeve të sportit dhe si mund ta shkarkoni

Cili është aplikacioni më i ri i dedikuar lajmeve të sportit

Tashmë do ketë një aplikacion të ri për lajmet e sportit dhe quhet "eSports' dhe nuk do ketë vetëm lajme rreth sportit por edhe 'gaming' ku përfshin tituj të tillë si League of Legends, Dota 2, Fortnite, CS: GO dhe Valorant.

Audienca e eSports po rritet me një ritëm të shpejtë, veçanërisht duke tërhequr gjithnjë e më shumë fansa të rinj. Në 2021, audienca eSports u rrit me 8.7% duke shkuar në 474 milion, një rritje prej 19% krahasuar me 2019. Kjo audiencë do të vazhdojë të rritet me një CAGR prej 7.7% në 577.2 milion deri në 2024.

Cili është aplikacioni më i ri i dedikuar lajmeve të sportit

Jaxon është që tani në dispozicion për tu shkarkuar në Galaxy Store dhe Google Play Store. Në Jaxon, adhuruesit e eSports mund të shikojnë përmbajtjet më të fundit si komentet, historitë emocionuese të ditës së ndeshjeve dhe intervistat ekskluzive nga lojërat që ata duan si League of Legends, Fortnite, CS: GO, Dota2, dhe Valorant.

Cili është aplikacioni më i ri i dedikuar lajmeve të sportit

Për t'i sjellë përdoruesit e Jaxon sa më afër, Samsung dhe upday po planifikojnë partneritet me botues dhe lojtarë të ndryshëm të lojërave në fushën e eSports. Influencues të përzgjedhur, si Medic (League of Legends), AndersOnFire (CS: GO) dhe MitchMan (Valorant), do të prodhojnë dy video ekskluzive në muaj secili.

Përdoruesit mund të personalizojnë cilat lajme dhe formate dëshirojnë të shohin duke ndjekur kanalet dhe lojërat e tyre të preferuara.

Të fundit