Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Valbona Selimllari rrëfen për shqetësimet më të mëdha që i kanë sjellë fëmijët e saj
Vivien, e ftuar mbrëmë "Në Kurthin e Piter Panit" në Tv Klan me Alketa Vejsiun, i drejtoi mamasë së saj edhe disa pyetje që kishin lidhje drejtpërdrejt me të ose edhe me vëllezërit e saj:
“Cili është gëzimi dhe shqetësimi më i madh që të kemi sjellë?” ishte pyetja e Vivien, por për pjesën e parë të pyetjes, Valbona e kishte gati përgjigjen: “Gëzimin s’ka nevojë ta them, je ti vetë...”, - ia ktheu ajo, ndërsa për shqetësimin, tha se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me fëmijët sa herë që atyre u ndodh diçka:
“Kam një marrëdhënie shumë interesante me shqetësimet. Kur fëmijët sëmuren ose vriten dhe u del pak gjak, unë qesh. Nuk qesh sepse nuk jam e shqetësuar, por e bëj, sepse nuk dua që ata të tremben. Ndodhi një herë kur Vivien u rrëzua dhe u vra pak, unë i thashë s’ka gjë, do kalojë, por ajo më tha “ti nuk shqetësohesh fare, nuk mërzitesh”. Unë i thashë po si nuk mërzitem mama, po ja një gjë e vogël është dhe do kalojë”. Në përgjithësi, i kaloj me qetësi të tilla situata".