Flash News

POLITIKOFF

Cili është mesazhi i Angelina Jolie dhe nga është frymëzuar për librin e saj të fundit

Cili është mesazhi i Angelina Jolie dhe nga është

Angelina Jolie ka publikuar librin e saj më të ri që mban titullin "Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth."

Të shtunën që lamë pas, Jolie organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t'i dinë për të mbrojtur veten.

"Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohuritë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën, duke ndihmuar në arritjen e një shoqërie më të barabartë," shkroi Angelina Jolie në profilin e saj në Instagram.

"Ky është mesazhi i librit tonë të ri, i cili është shkruar në konsultim me aktivistët e rinj në të gjithë botën - dhe është për ta, dhe të gjithë të rinjtë që luftojnë për të drejtat e tyre në nivel global", vazhdoi ajo.

Kujtojmë se Angelina Jolie advokon prej vitesh për të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Aktivizmi i saj si pjesë e shoqërisë civile ka nisur në vitet 2000, kur ajo filloi të punonte në çështje të tilla si emigracioni, shëndeti dhe arsimi për të rinjtë në të gjithë botën.

Në mesazhin e saj, Jolie shtoi se ajo është "aq e frymëzuar nga të rinjtë në të gjithë botën" që luftojnë rregullisht për të drejtat e njeriut "në vijën e parë të frontit".

"Nga mbrojtja e mjedisit deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit, ata po ndërhyjnë për të bërë punën që të rriturit duhet, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë," shkroi më tej ajo. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

Të fundit