Flash News

POLITIKOFF

Cili është shteti lider për prodhimin e energjisë së rinovueshme

Cili është shteti lider për prodhimin e energjisë së

Norvegjia është vendi me prodhimin më të lartë të energjisë së rinovueshme në botë, sipas të dhënave të reja.

Sipas një studimi nga "Utility Bidder", 56% e përdorimit të përgjithshëm të energjisë së Norvegjisë vjen nga burime të rinovueshme.

Çfarë kanë të përbashkët Norvegjia, Brazili dhe Zelanda e Re? Këto tre vende janë të gjitha udhëheqëse botërore, kur është fjala për energjinë e rinovueshme.

Norvegjia përdor hidrocentralet më shumë se çdo vend tjetër në botë - ato përbëjnë 45% të furnizimit të saj. Vendi nordik është i njohur për luginat dhe lumenjtë e tij të shumtë, si dhe rritjen e reshjeve për shkak të ndryshimit të klimës.

Me furnizimin e dytë më të lartë të energjisë së rinovueshme, Brazili është lider në biokarburantet dhe energjinë e mbeturinave. Këto burime përbëjnë 32% të furnizimit të përgjithshëm me energji.

Burimet e rinovueshme të energjisë përbëjnë 42% të furnizimit me energji të Zelandës së Re. Kjo e fundit është një lidere botërore në energjinë e erës dhe diellit, që përbëjnë 25% të furnizimit të saj me energji.

Burimi: Euronews

Të fundit