Flash News

POLITIKOFF

Cili u zgjodh kryeqyteti i gjelbër i Europës

Cili u zgjodh kryeqyteti i gjelbër i Europës

Kryeqyteti estonez, Talini është kurorëzuar Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për 2023, raportojnë mediat e huaja.

Çmimi mjedisor i shumëpritur u prezantua në qytetin finlandez të Lahtit, fituesi përkatës në vitin 2021. Talini fitoi përballë Krakova të Polonisë, Sofja të Bullgarisë dhe Helsingborg të Suedisë.

Talini ndjek hapat e fituesve të mëparshëm të gjelbër duke përfshirë Stokholmin, Hamburgun, Oslo dhe Lisbonën.

Kryebashkiaku i Talinit, Mihhail Kõlvart tha: "Ne mund të mos dukemi të lumtur, por kështu jemi në Estoni," duke e përshkruar kulturën e tij si tipike "jo shumë emocionale".

Qyteti përfitoi dhe një çek prej 600 mijë euro. Aktiviteti i ndarjes së çmimeve u zhvillua në Lahti të Filandës.

Të fundit