Flash News

POLITIKOFF

"Creative Loafing" për Aurela Gaçen: Ylli i estradës shqiptare këtë javë në 'Shën Petersburg'

"Creative Loafing" për Aurela Gaçen: Ylli i estradës

Përpara se të mendioni se Aurela Gaçe do të performojë në Rusi: Qetësohuni! Bëhet fjalë për në "Shën Petersburg në Florida".

"Creative Loafing" shkruan se "ylli i estradës shqiptare në ngritje Aurela Gaçe luan këtë fundjavë në Shën Petersburg".

Shkrimi vijon më tej duke shpjeguar famën dhe popullaritetin që këngëtarja ka në Shqipëri:

"Gaçe po zhvillon një seri të shkurtër shfaqjesh në SHBA. Në Shqipëri, kantautorja Aurela Gaçe është një yll i madh që ka fituar gjysmë milioni ndjekës në Instagram dhe është shfaqur shpesh në festivale. Për nder të 'Muajit të Historisë së Grave', Gaçe do luajë një serë shfaqjesh në SHBA. Biletat për të parë Aurela Gaçen duke luajtur Floridian Social në Shën Petersburg të dielën më 12 mars."

Detajet për biletat mund t`i shihni në këtë link: Biletat

Të fundit