Flash News

POLITIKOFF

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez presin fëmijën e tyre të dytë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez presin fëmijën e tyre

Futbollisti Cristiano Ronaldo, 36 vjeç dhe partnerja e tij, modelja Georgina Rodríguez, 27 vjeç, janë në pritje të një fëmije së bashku. Ky është fëmija i dytë që ata presin bashkë, pas lindjes së Alana Martinës në nëntor 2017, dhe fëmija i pestë për futbollistin, i cili gjithashtu ka Cristiano Jr (11 vjeç) dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët erdhën në jetë po në qershor 2017.

Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht revista Hello!, e cila thekson se modelja është 12 javëshe shtatzënë.  Çifti filluan të dilnin së bashku në fund të vitit 2016 dhe menjëherë pas saj u konfirmua shtatzënia e parë e modeles.

Edhe pse në muajt e parë të lidhjes së tyre Rodríguez mbeti në plan të dytë dhe mezi fliste për jetën e saj me yllin e futbollit, pak nga pak prania e saj u bë gjithnjë e më e shpeshtë në evente, programe dhe tapete të kuq.

Të fundit