Flash News

POLITIKOFF

Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit

Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i

Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram me djalin e tij të madh, – Cristiano Jr., i cili luan në akademinë e të rinjve të Manchester United. Të dy po i nënshtroheshin një seance krioterapie teksa ekspozojnë fizikun e tyre të formuar dhe me muskuj.

“Kohë rikuperimi me djalin tim”, ka shkruar sulmuesi i "Manchester United" krahas postimit në Instagram me të birin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Sulmuesi i "Djajve të kuq" zakonisht i nënshtrohet kësaj praktike në fund të seancave stërvitore për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur lodhjen. Disa vlerësuan qëndrueshmërinë e portugezit 37-vjeçar, i cili ishte shumë i vëmendshëm ndaj fizikut të tij, por të tjerë kritikuan përpikërinë e tij të tepruar dhe përfshirjen e djalit të tij në një praktikë të pazakontë për një djalë të nosgës 11-vjeçare.

Fotoja me të birin ka mbledhur mbi 13 milionë pëlqime në pak orë dhe ka ngjallur shumë reagime, të cilat portugezi duket se nuk i merr seriozisht dhe as nuk e shqetësojnë.

Të fundit