Flash News

POLITIKOFF

Dafina flet për lidhjen me DJ Geek dhe planet për fëmijë

Dafina flet për lidhjen me DJ Geek dhe planet për fëmijë

Dafina Zeqiri foli për marrëdhënien e saj me DJ Geek dhe planet për t’u bërë prindër. Në “Why Not” me Roza Latin, Dafina tregoi se pse ka vendosur ta bëjë publike lidhjen e dashurisë. Këngëtarja u shpreh se nuk ka qejf “ta shprehë dashurinë në kafaz” dhe kurdo që dalin, përpiqen të jenë vetvetja, kalojnë mirë dhe nuk i vendosin limite njëri-tjetrit.

Në lidhje me vendimin për t’u bërë prindër, Dafi shtoi se as familja e saj dhe as familja e DJ Geek nuk i kanë bërë presion, por kanë respektuar privatësinë e tyre. Megjithatë, duket se planet për fëmijë nuk janë të largëta.

“Nuk ka lidhje nëse është djalë apo vajzë, mjafton të jetë shëndoshë e mirë. E kam ndjerë mungesën e një vëllai në fëmijëri dhe gjithmonë kam thënë që dua një çun, por tani them dua një gocë, një mini-Dafina. Ndoshta edhe më mirë të jenë binjakë, një vajzë dhe një djalë,” tha Dafi duke qeshur.

 

Të fundit