Flash News

POLITIKOFF

Dafina Zeqiri konfirmon shtatzëninë, pret djalë me Kreshnikun

Dafina Zeqiri konfirmon shtatzëninë, pret djalë me Kreshnikun

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka ndarë me fansat një lajm të bukur nga jeta e saj personale. Përmes një postimi emocionues në Instagram, ajo ka konfirmuar shtatzëninë, duke ndarë gjithashtu lajmin se pret një djalë.

Në postimin e saj, Dafina ka shpërndarë një foto me barkun e rrumbullakosur dhe një zemër blu, simbolikë që tregon gjininë e bebes. Krahas kësaj, këngëtarja ka ndarë edhe një imazh të ekos së fëmijës, duke emocionuar ndjekësit e saj.

Dafina dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Rahmani, i cili është producent i njohur, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me një dasmë madhështore në tetor të vitit të kaluar, një ngjarje që mori vëmendjen e publikut dhe mediave.

Fansat e këngëtares nuk kanë vonuar të shprehin urimet e tyre, duke e mbushur postimin e saj me komente plot dashuri dhe gëzim. Urime çiftit për këtë kapitull të ri të jetës së tyre!

Të fundit