Flash News

POLITIKOFF

Dafina Zeqiri tregon për fansat se pse vendosi të bashkëpunonte me Lyrical Son

Dafina Zeqiri tregon për fansat se pse vendosi të bashkëpunonte

Dje është publikuar klipi i Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son me titullin "Llafe llafe", projekt që është pritur mjaft mirë nga publiku. Pa kaluar ende 24 orë, kënga ka marrë më shumë se gjysmë milioni klikime.

Në fakt, fansat e Dafinës kërkonin prej kohësh prej saj një bashkëpunim me Lyrical Son, të cilin më në fund e bëri realitet dhe vetë këngëtarja ka treguar arsyet përmes një postimi në Instgram.

"Projekti i fundit ft. @lyricalson i cili do te jete edhe pjese e albumit #Dafinëmoj ️ u jetesua nga dashuria juaj per te. Une çdo kompliment dhe dashurine tuaj qe me dhuroni per dite e çmoj shumë dhe ju falenderoj nga Zemra️! Muzika dhe kreativiteti per te sjelle gjera te bukura per ju jane brenda meje por behen me te bukura kur mbeshtetja vjen nga ju????! Une jetoj me MUZIKEN dhe lumturohem kur e shoh se gjithe puna ime troket ne zemrat tuaja, ne kete pike jemi te gjithe te bashkuar ???? Dua qe te ju kam gjithemone prane duke ju uruar shume gezime dhe hare ne jetet tuaja!" - shkruan Dafina në postimin e saj.

Të fundit