Flash News

POLITIKOFF

Dajë Pashuku i ka gjetur burrë Beniadës, do t`ja prezantojë sa të dalë nga BBV

Dajë Pashuku i ka gjetur burrë Beniadës, do t`ja prezantojë

Dajë Pashuku është kthyer në një personazh, pikërisht për arsye se Beniada e përmendte aq shumë dhe e përshëndeste aq shumë, saqë produksioni, në një nga netët e spektaklit, vendosi ta surprizojë me të.

Dajë Pashuku në fakt është daja i mamasë së Beniadës, por që konkurrentja simpatike e BBV e do shumë dhe e ka treguar vazhdimisht dashurinë që ka për të. Sot, i ftuar në "Shqipëria Live", ai ka folur për BBV dhe si e sheh mbesën e tij. Po ashtu, ai tha që i ka gjetur një kandidat "për burrë" sapo ajo të dalë nga shtëpia e famshme.

Ai tregoi se ka pasur shumë oferta nga Amerika e shumë vende të ndryshme për Beniadën.

Daja Pashuku madje uron dhe dëshiron që Beniada të qëndrojë këtu në Shqipëri. Ai pranoi se e njeh mirë “kandidatin” dhe nëse Beniada është dakord, do t’i prezantojë me njeri tjetrin. Ai tha gjithashtu se nëse do të lejonte produksioni, do të donte i gjithë Shijaku, që të shkonte të vizitonte Beniadën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Të fundit