Flash News

POLITIKOFF

Dalin pamjet e para të rolit të Capital T në filmin hollivudian

Dalin pamjet e para të rolit të Capital T në filmin hollivudian

Capital T këto kohë po merret me një projekt të ri, që nuk ka shumë lidhje me atë që ai bën në përditshmëri, pra jo me muzikën.

Siç tashmë mund ta keni marrë vesh, reperi shqiptar nga Kosova, është pjesë e një projekti filmik që titullohet “Jericho Ridge” të regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta.

Kur dha lajmin se është bërë pjesë e këtij kasti, reperi tregoi se është shumë i emocionuar që do të luajë krah aktorëve të njohur si Nikki Amuka Bird - nominuar po ashtu për BAFTA Awards. Reperi ka postuar fotot e para nga filmi dhe krahas tyre shkruan:

“@jerichoridgethemovie/ faleminderit për ftesën, ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë. Ishte argëtuese."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Të fundit