Flash News

POLITIKOFF

Data dhe detaje nga “Miss Universe Albania & Kosovo”

Data dhe detaje nga “Miss Universe Albania & Kosovo”

Gjatë dy netëve speciale, me 8 dhe 9 korrik do të mbahet  “Miss Universe Albania & Kosovo".

Në natën e parë, siç ndodh thuajse gjithmonë do prezantohen konkurrentet dhe çmimet speciale dhe në natën e dytë do mbahet finalja e madhe ku do zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.

Prezantuesit e natës së parë do jenë Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani.

E në natën finale që do të mbahet më 9 Korrik do marrin pjesë si të ftuar specialë: Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj. Nata finale do drejtohet nga Ardit Roshi, Cindy Marina dhe Franceska Jaçe.

Miss Universe do transmetohet dy netë në 21:00, live, në Vizion Plus dhe Klan Kosova.

Të fundit