Flash News

POLITIKOFF

Debat i fortë mes Fifit dhe Graniti, mes lotëve këngëtarja: Mos fol më me mua

Debat i fortë mes Fifit dhe Graniti, mes lotëve këngëtarja:

Raporti i Fifit dhe Granitit, vazhdon të jetë i komplikuar dhe dy konkurrentët e Big Brother Vip kanë pasur mbrëmë një debat të ashpër.

Graniti dhe Fifi kanë pasur një debat mbrëmë në lavanderi pas spektaklit. Fifi i është drejtuar me ton urdhërues Granitit që ai të shkëpusë çdo marrëdhënie me të.

“Granit jam duke të pena(fu*kin)lizuar. Erdhi nëna jote ta tha muhabetin që kam 1 muaj që ta them. Pse s’më kupton se shqip po të flas. Me mua mos fol më!”, - i tha Fifi.

Më tej Fifi vazhdoi:

"S’je veç me dalë dhe të ngacmosh femra, o Granit. Qe je seksi s’do të thotë që t’i s’mundesh me fol dhe me bë muhabet. Që ditën e dytë të kam thënë. S’je i cekët.  S’të kam fol për keq kurrë. Dal si mortje atje jashtë, skizofrene, psikopate me probleme mendore që du me ua ndërru njerëzve gjithë terezinë, që luaj me ty…”

Kujtojmë se mbrëmë mamaja e Granitit iu drejtua të birit teksa i tha:

“Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.”

Të fundit