Flash News

POLITIKOFF

Deklarata e Albana Osmanit për Arbana Osmanin: S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse

Deklarata e Albana Osmanit për Arbana Osmanin: S’ka pas kurrë

Gjithmonë është krijuar një ngatërresë sa i takon Albana Osmanit dhe Arbana Osmanit, dy moderatoreve emblematike të Top Channel. Kjo edhe për shkak të ngjashmërisë thuajse identike në emrin e tyre dhe mbiemrit të njëjtë - edhe pse nuk kanë asnjë lidhje gjaku apo farefisnore.

Por edhe pse kanë punuar në të njëjtin televizion prej vitesh (në të cilin Albana nuk punon më) dyshja duket se nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë dhe mesa duket "fajtorja" për këtë është Arbana, gjë për të cilën Albana nuk ka dijeni dhe nuk kupton arsyen.

Të pakten kështu duket se ka thënë në emisionin "Shiko kush luan". Në promon e emisionit jepet dhe një fragment nga loja e "Paintball" që kësaj radhe i është bërë Albana Osmanit.

Teksa shënjestron foton e Arbanës, ajo tregon se nuk ka patur kurrë miqësi me të, duke shtuar se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë:

S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Të fundit