Flash News

POLITIKOFF

Deklarata e papritur e Donaldit, i frikësohet eliminimit: Mund të dal dhe unë

Deklarata e papritur e Donaldit, i frikësohet eliminimit: Mund të dal

Donald Veshaj është një prej banorëve më të komentuar të “Big Brother Vip Albania” e megjithatë, pavarësisht kësaj, duket se audienca është më shumë pro kundërshtarit të tij  më të forte, Ilir Shaqirit.  

Të dy kanë pasur shpesh herë debate të forta, por Donaldi është komentuar shumë dhe për “tradhtinë” që i bëri Bora Zemanit. Kjo ka bërë që dhe publiku të ketë një “mos-pëlqim” masiv për aktorin e humorit.  

Të martën, Arbri - banori më i ri i BBV - dërgoi në nominim Donaldin, Trixën dhe Einxhel. Kjo la ngritur debate në shtëpi dhe Donaldi, në një bisedë me Beatrix, ka treguar se i frikësohet këtij nominimi dhe se mund të jetë dhe ai banori që do të eliminohet.  

“Mendoj se mund të dal dhe unë. Ku dihet se si është parë këto dy javë”, tha ai gjatë bisedës me Trixën. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit