Flash News

POLITIKOFF

'Deklarata e saj për Dua Lipën u keqkuptua', Aurela Gaçe mbështet Besa Kokëdhimën

'Deklarata e saj për Dua Lipën u keqkuptua', Aurela

Pas ardhjes së këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Shqipëri, këngëtarja Besa Kokëdhima bëri një reagim në rrjetet sociale, ku dukej mjaft e revoltuar për mënyrën se si trajtohen nga politika.

Përmes një postimi në Instastory, Besa shprehej se Dua u prit me dhurata e lavde, sepse ka bërë art në një vend dhe në një treg prej vërteti. Mipëro pjesa më e madhe e morën si një sulm ndaj Duas, çka e detyroi Kokëdhimën të sqaronte situatën.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë gjë personale me Duan, madje e vlerëson si artiste. Pas kritikave që mori nga ndjekësit, Besës i ka dalë në mbrojtje këngëtarja Aurela Gaçe.

Gaçe e ka krahasuar punën e artistëve shqiptarë me ata të huaj duke u shprehur se të huajt e kanë më të lehtë të punojnë dhe të shesin këngët e tyre sepse kanë shtëpi diskografike që i ndjek hapa pas hapi. Ndërsa artistët shqiptarë duhet të paguajnë për gjithçka vetë dhe janë të varur nga ftesat që marrin prej lokaleve.

Nga ana tjetër, Besa e ka falenderuar Aurelën për mbështetjen duke u shprehur se shumë artistë do të donin t’i suportonin fjalët e saj, por nuk e bëjnë sepse kanë frikë.

“Ja një artiste me guxim, me **** më shumë se shumë burra. Të dua“, i shkruan Besa.

Të fundit