Flash News

POLITIKOFF

Deklaratat e forta të Fjolla Morinës, reagon ish-partneri

Deklaratat e forta të Fjolla Morinës, reagon ish-partneri

Këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur mbarë vendin me deklaratat e bëra së fundmi.

Ajo ka folur me emra për shumë personazhe duke i cilësuar si kriminela.

Ajo pretendoi se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martiaj dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

Reagimet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar dyshime mbi gjendjen e saj mendore.

Pas nënës së saj e cila pranoi se këngëtarja ka probleme mendore, së fundmi ka reaguar edhe ish-partneri i saj Fisnik Syla.

 Përmes një statusi në Instagram ai shkruan se ajo nuk është në gjendje të mirë mendore dhe deklaratat e saj nuk do merren parasysh.

Më tej, kërkon që njerëzit të mirëkuptojnë gjendjen e Fjollës dhe të anashkalojnë deklaratat e saj.

Të fundit